Site icon Telegrafi

Tregtonin “Botoks” kontrabandë në Tiranë, tre të arrestuar dhe kontroll në 30 klinika estetike

Policia e Tiranës, me autorizim të gjykatës, ka kryer kontroll në 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat kontrabandonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme, produkt mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botoks” (Botox).

Siç njofton policia, nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte, rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin” te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Në kuadër të operacionit të policisë të koduar “Botox”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. K., Xh. M. dhe D. Sh.

Sipas policisë shtetasi M. K. është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xh. M. dhe D. Sh. janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Siç njoftojnë me tej blutë e Tiranës, në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt.

Ndërkohë, sipas policisë, po punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1591994551385676%2F&show_text=true&width=560&t=0″ width=”560″ height=”430″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Exit mobile version