Site icon Telegrafi

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara në Tiranë, procedohet 50 vjeçarja

Një 50 vjeçare me inicialet D.B. është proceduar penalisht pasi nga kontrollet në dyqanin e saj të bizhuterive në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan aksesorë argjendi, për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore.

Gjithashtu, kjo e fundit ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre bizhuterive në bashkëpunim me djalin e saj, shtetasin me inicialet I. B., 28 vjeç.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe Policia po punon për lokalizimin e tij.

Mbi këta të dy rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./tch/

Exit mobile version