Telegrafi

Tregtia me pakicë shënon rritje në Maqedoni

Qarkullimi i tregtisë me pakicë ka shënuar rritje në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të shifrave të Entit Shtetëror për Statistika, rritje të qarkullimit është vërejtur në grupet e tregtisë me pakicë në ushqim, pije dhe duhan, me 9.5%, tregtisë me pakicë të prodhimeve joushqimore, përveç derivateve, me 16.1% dhe tregtisë me pakicë, përveç tregtisë me derivate, për 14.3%./Telegrafi/