Tregtia me njerëz, ose robëria bashkëkohore, vazhdon të mbetet një nga problemet më të vjetra globale dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe Maqedonia është pjesë e këtij zinxhiri, por ka shënuar rënie në aspekt të numrit të rasteve të regjistruara të tregtisë me njerëz.
Cak më i shpeshtë i tregtisë me njerëz janë të miturit e bashkësisë rome dhe fëmijët e familjeve jofunksionale. Interneti dhe rrjetet sociale janë një kurth serioz për viktimat e tregtisë me njerëz.
Organizatat që i ndjekin këto problematika mendojnë se duhet të forcohen kapacitete që në kohë të bëhet identifikimi i viktimave të mundshme.
Në nivel botëror, numri më i madh i tregtisë me njerëz vjen nga Afrika./Telegrafi/