Zëvendësministri japonez i Financave për Çështjet Ndërkombëtare, Masatsugu Asakawa, tha se takimi i ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G20-së do të fokusohet tek mbrojtja e pronësisë intelektuale.
Asakawa u shpreh se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se abuzimi i të drejtave të pronësisë intelektuale dhe subvencionet do të pengojnë funksionimin e tregut botëror.
Takimi i parë dyditor i financave në Fukuoka do të filloj nga 8 qershori, përcjell Telegrafi.
Në të do të diskutohen rregullat e reja ndërkombëtare të taksave për kompanitë shumëkombëshe duke përfshirë Google, Facebook dhe Amazon për të frenuar evazionin fiskal.
Gjithashtu, pjesë e agjendës janë dhe projektet infrastrukturore në vendet në zhvillim. /Telegrafi/