Telegrafi

Tregtia më e madhe e Kosovës – me Serbinë dhe Kinën

Mallrat nga Serbia dhe Kina vazhdojnë ta dominojnë tregun e Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2016, arritën në 31.1 milionë euro ose (23.5%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-15.6%). Vendet me pjesëmarrje me të lart për import ishin Serbia me 13.5 për qind dhe Maqedonia me 4.2 për qind.

Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 44,1 milion euro ku shihet se dominon Kina dhe Turqia. “Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (11.2%) dhe Turqia (9.9%)”, thuhet në raportin e ASK-së “Statistikat e Tregtisë se Jashtme”. /Revista Ekonomia/Telegrafi/