Site icon Telegrafi

Tregtari nigerian u rrah për vdekje në një rrugë në Itali – e gjitha ndodhi në mes të ditës dhe askush nuk ndërhyri për ta shpëtuar

Një video e publikuar nga një kalimtar i rastit ku shihet momenti i tmerrshëm kur një baba i dy fëmijëve u sulmua nga një ‘klient mashkull’ ka shkaktuar zemërim pasi askush nuk ndërhyri për ta shpëtuar atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Itali ka arrestuar një 32-vjeçar pas vrasjes së një shitësi ambulant nigerian, vrasja brutale e të cilit u filmua nga shikuesit të cilët nuk bënë asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht.

Alika Ogorchukwu, 39 vjeç, u rrah për vdekje nga një italian, i identifikuar si Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo, në qendër të qytetit të ngarkuar të Civitanova Marche, një qytet plazh në detin Adriatik, të premten.

Dhe policia përdori kamerat e rrugës për të gjurmuar lëvizjet e Ferlazzo-s dhe e arrestoi atë të shtunën.

Ai është akuzuar për vrasje dhe dyshohet se ka vjedhur celularin e viktimës dhe do të dalë para gjykatësit të hënën, sipas agjencisë lokale ANSA.

Ndërkohë pamjet tronditëse të sulmit kanë qarkulluar gjerësisht në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim teksa Italia hyn në një fushatë zgjedhore parlamentare, në të cilën koalicioni i krahut të djathtë tashmë e ka bërë problem emigracionin.

Gruaja e Alikas, Charity Oriachi, tha: “Tani dua vetëm drejtësi për burrin tim”, gjatë një proteste në vendin e vrasjes të shtunën.

Njëri nga versionet që supozohet se solli deri te ngjarja është se sulmuesi u tërbua kur Ogorchukwu i tha shoqërueses së tij se ajo ishte e bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version