Site icon Telegrafi

Tregtarët po manipulojnë me çmime pas ndryshimit të TVSH-së

Tregtarët kosovarë po vazhdojnë të manipulojnë me çmimet e artikujve të ndryshëm, duke i ngritur çmimet joproporcionalisht me ngritjen e TVSH-së nga 16 në 18 për qind. Përderisa te artikujt, ku është përgjysmuar TVSH-ja në 8 për qind, çmimet kanë mbetur të njëjta.

Kjo po ndodh me çmimin e bukës, edhe pse TVSH-ja e kësaj të fundit është liruar në 8 për qind çmimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë (30 centë). Ulja e TVSH-së pothuajse nuk është vërejtur as te çmimi i vajit dhe te produktet e qumështit.

Në Ministrinë e Financave thonë se ulja e TVSH-së pritet të reflektohet në mënyrë graduale te artikujt, përderisa kanë thënë se e kanë të pamundur të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimet, pasi që, siç thonë ata, çmimet i rregullon vetë tregu.

“Efektet e TVSH-së do të vërehen te faturat e shërbimeve publike, ndërsa sa i përket çmimeve të produkteve që janë subjekt i forcave të lira të tregut, këto ndryshime do të reflektohen në mënyrë më graduale”. /Telegrafi/

Exit mobile version