Site icon Telegrafi

Tregtarët në protesta, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi” në Shkup

Komunikacioni në një pjesë të bulevardit “Kirili dhe Metodi”, në qendër të Shkupit, është bllokuar nga mëngjesi i sotëm, për shkak të protestës të cilën e zhvillojnë tregtarët e Tregut të Gjelbër, të cilët kërkojnë uljen e çmimeve për parking në Komunën Qendër.

Policia në këtë rast i orienton automjetet prej udhëkryqit te garazhi në kate “26 Korriku”.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, javën e kaluar solli vendim me të cilën nga tetë janari i këtij viti për një orë parking, në vendet të cilat i administron kjo ndërmarrje, çmimi të rritet për 20 denarë më tepër.

Qëllimi i ndryshimit të këtij çmimi, siç sqaruan nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër”, është që të zvogëlohet parkimi i makinave në rajonin e qendrës së Shkupit dhe t’u mundësohen banorëve të kësaj zone kushte më humane për jetesë.

Exit mobile version