Tregtarët të cilët punojnë nëpër tezga ankohen se nuk kane qenë të informuar në lidhje me shitjen e një pjese të Bit Pazarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shprehen për TV21 se janë të revoltuar nga vendimi i “Skopski Pazar” për të shitur pjesën ku ata kanë tezga. Ata kërkojnë që urgjentisht të tërhiqet vendimi nga “Skopski pazar” për shitjen e kësaj pjese të Bit Pazarit dhe e njëjta të iu ofrohet për shitje atyre.
Tregtarët thonë se në qoftë se nuk tërhiqet ky vendim nga “Skopski pazar” do te marrin masa tjera./Telegrafi/