Telegrafi

Tregtarët fillojnë rritjen e çmimeve

Sipas shifrave të publikuara në media mishi i pulës është shtrenjtuar prej 0.10 cent e deri në 1 euro. Një kilogram karota që ka kushtuar rreth 1 euro tash kushton 1.30 centë, vezët nga 2.70 tash kushtojnë 3 euro, patatet nga 0.40 centë në 0.50 centë etj etj.

Rritja e cmimeve është quajtur e pabazuar edhe nga kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Sipas një deklarate që ai i ka dhënë të përditshmes Koha Ditore, ai ka kërkuar nga tregtarët që mos ti rrisin cmimet për shkak se këto produket që janë duke u shitur tani, janë importuar me herët.

Edhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Finacave, Bedri Hamza, ka deklaruar se cmimet nuk kanë bazë të rriten më shumë se një përqind, aq sa është rritur edhe tatimi mbi vlerën e shtuar. /Telegrafi/