Telegrafi

Tregtarët e naftës në Kosovë me humbje për shkak të rënies së shpejtë të çmimeve

"Për importuesit e naftës të cilët përcjellin çmimet në bursa, këto janë shumë ditë të këqija. Çdo rënie e çmimit në bursë tek ne reflektohet menjëherë, pasi edhe ne veprojmë menjëherë duke uluc çmimet. E keqja qëndron se ne jemi furnizuara me çmime më të shtrenjta”, tha pronari i Hib Petrol, Ibrahim Brucaliu.

Sipas tij, askush nuk dëshiron të shesë në këtë moment në Greqi apo vende të tjera, për shkak të rënies së këtyre çmimeve.

“Shitja në OKTA është bllokuar për shkak të grevës që prej një jave. Ne kemi kontratë me një kompani në Greqi, nga e cila jemi duke u furnizuar, por askush nuk dëshiron të shesë”, tha Burcaliu.

Ai ka treguar që është mirë që nafta të stabilizohet në këtë çmim sa është tani dhe mos të ketë luhatje, sepse edhe çmimi i lartë nuk i konvenon asnjë importuesi.

“Ne marzhën e fitimit e kemi të njejtë. Për ne është më mirë të stabilizohet në këtë nivel, pasi na duhen më pak para për të investuar në importe”, tha ai.

Ndryshe nafta me pakicë në Kosovë është duke u shitur nga 92 deri në 89 cent, ndërsa benzina nga 87 deri në 89 cent.

Gjatë ditës së djeshme çmimet e naftës për barel në tregun ndërkombëtar ranë për së paku 6- 7 dollarë Brenda një dite, nga 52-53 dollarë, në 46 dollarë. /Telegrafi/