Telegrafi

Tregtarët e luleve në Bit Pazar protestojnë edhe sot kundër zhvendosjes së tyre

Tregtarët e luleve në Bit Pazar kanë vazhduar “betejën” e tyre për të kundërshtuar vendimin e komunës së Çairit dhe Bashkisë së Shkupit, për largimin e tyre nga sheshi “Kërste Misirkov”.

Lokaliteti i ri i propozuar është te poliklinika “Bit Pazari”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tregtarët e bllokuan njërin drejtim të rrugës nga Çairi për në Qendër, dhe thonë se janë të pakënaqur nga vendimi, pasi që në lokalitetin e ri nuk paska vend për të gjithë. Ata frikësohen se do të mbeten pa punë.

Pushteti lokal thotë se ka marr këtë vendim për të gjetur një zgjidhje për tollovinë që krijohet në këtë shesh, dhe për çlirimin e hapësirave publike./Telegrafi/