Telegrafi

“Më tregoni urinë tuaj”, Guardiola sfidon lojtarët e Man Cityt përpara derbit me Man Utd

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron të shohë urinë e lojtarëve të tij të dielën në derbin lokal kundër Manchester Unitedit.

Kampionët janë lëkundur këtë sezon dhe aktualisht ia kanë dorëzuar Tottenham Hotspur udhëheqjen e Ligës Premier, me Arsenalin në vendin e dytë.

Megjithatë, Guardiola dëshiron të shoh urinë dhe mentalitetin e skuadrës së tij qysh nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Unitedit.

Lexo po ashtu “Nuk e gjykoj”, Guardiola pretendon se nuk i bën presion Haalandit për të shënuar gola

“Dua të shoh se si është mentaliteti ynë të dielën në Old Trafford”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ne kemi fituar shumë, nuk ka të bëjë nëse fitojmë, çfarë do të ndodhë? Dua të shoh ekipin tim të dëshmojë se ka mentalitetin e duhur për të fituar këto ndeshje”.

“Kur luani vetëm nëntë ndeshje, shumë gjëra do të ndodhin ende. Ne kemi qenë prapa në shkurt dhe mars dhe ende kemi qenë në gjendje të fitojmë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/