Site icon Telegrafi

“Tregoni botës… Ne jemi Liverpooli, kampioni i Anglisë” – videoja emocionuese e suksesit të Redsave

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Është dashur të presin plot 30 vjet për ta fituar titullin e Anglisë, prandaj lojtarët, stafi dhe tifozët e Liverpoolit nuk mund t’i përmbajnë emocionet në këto momente.

Duke qenë se ishin shumë përpara pozitës së dytë (që mbahej nga Manchester City), klubi anglez kishte përgatitur një video disa minutëshe që e ka publikuar të enjten mbrëma, kur edhe u shpallën matematikisht kampionë.

“Tregoni botës… Ne jemi Liverpooli, kampioni i Anglisë”, është përshkrimi i kësaj videoje.

https://twitter.com/LFC/status/1276262474870861826

Aty përfshihen disa pamje emocionuese që nga fillimet e sukseseve të Redsave drejt rrugëtimit për t’iu gëzuar sërish një suksesi të madh në Angli.

Kjo është hera e 19-të që Liverpooli shpallet kampion i Anglisë dhe hera e parë që e fiton formatin e ri të njohur si Liga Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version