Telegrafi

Tregon rutinën e saj, 23-vjeçarja që është “nënë” e 34 fëmijëve zbulon detajet e një dite të zakonshme

Mendoni se jeni shumë të zënë dhe nuk po arrini t’i përfundoni të gjitha punët? Një grua ka zbuluar se si është të jetë nënë e 34 fëmijëve në moshën 23-vjeçe.

Përdoruesja e TikTokut, Tusayiwe Mkhondya ka publikuar një video të rutinës së saj të mëngjesit, në shtëpinë që ajo e menaxhon në Malawi ku ka shumë fëmijë bonjakë apo të braktisur nëpër rrugët e varfra.

Tusayiwe si 18-vjeçare fitoi epitetin e të pastrehës dhe nënës beqare, por në një moment i erdhi ideja e hapjes së një organizate të quajtur “Ti, nuk je vetëm Yana”, transmeton Telegrafi.

Fëmijët në strehimoren e saj janë nga mosha 5-muajshe e deri në 16-vjeç, dhe ka një rutinë shumë të komplikuar kur bëhet fjalë për kujdesin e fëmijëve.

“Jo të gjithë fëmijët janë të braktisur. Disa janë bonjakë apo kanë vetëm njërin prind, disa edhe të dy por që e kanë braktisur”, tha Mkhondya. /Telegrafi/

@tusaiweyana Someone requested this ⬆️ note:My other children are on holiday and I am the only one who cook for the under 5 children! & Every child has his/her own morning chores! #foodie ♬ QUIET DOWN 2 – Madison Malone