Telegrafi

Tregon me krenari 100 dhelprat e mbytura, kritika të ashpra për gjuetarin (Foto)

Vinnie Jone ka shqetësuar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve dhe shikuesit në përgjithësi, duke treguar 100 dhelprat që i ka mbytur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Madje, ai ka sfiduar edhe të tjerët që të bëjnë një gjë të tillë, por ka marrë më shumë kritika se sa pëlqime, transmeton Telegrafi.

Dhelprat e goditura nga gjuetari

“Është vështirë të besohet se dikush mbytë krijesa të pafajshme, vetëm që të lavdërohet dhe të tregojë se çfarë mizorie mund të kryej”, është një nga komentet e shumta.

Raportohet se ai nuk mund të ndiqet penalisht, meqenëse ka licencë dhe është sezoni i gjuetisë, teksa nuk është e kufizuar sasia e kafshëve që mund të qëllohen. /Telegrafi/