Në Pakistan është filmuar një burë i paemëruar, i cili vë grepa në sy dhe më pas i ngre lartë disa tulla që janë të lidhura për to.
Pasi të ketë vënë një shufër metalike në dhëmbë, një tjetër ia lakon, ndërsa telat me gjemba që i ka në trup ia tërheqin me motoçikleta, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto ai i përballon me mjaft lehtësi, ndërsa mbetet me shenja të lehta, por jo edhe me ndonjë plagë. Pos këtij burri, në videon e postuar më poshtë, mund të shihen disa të rinj që stërviten të qëndrojnë mbi gozhda.
Në fund shfaqet edhe një burrë tjetër, i cili i ka të lidhura këmbët dhe më pas duart, të cilat ia tërheqin me motoçikletë. Në të dy rastet, gjymtyrët e tij shpëtojnë të padëmtuara.
Nuk dihet nëse kjo është ndonjë shkollë ku bëhen këto stërvitje, por në bazë të veshjeve të njëjta mund të thuhet se është vetëm një grup i organizuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/4RGU6noqkRE