Kenechi dhe Oluchi Ochereobia që postonin fotografi shume shumë para, vetura dhe orë të shtrenjta, janë zbuluar se shesin drogë në Cardiff, Hackney dhe Londër.
Vëllezërit ishin popullarizuar shumë në rrjetin social, gjë që ra në sy të forcave të rendit dhe nisën hetimet për të parë prej nga iu vinin të hollat, transmeton Telegrafi.
Ata fillimisht prezantoheshin si shitës të atleteve të shtrenjta, më pas tregonin se shesin kokainë dhe heroinë, të cilat ua dërgojnë klientëve në shtëpi.
Detektivët janë prezantuar si të interesuar për këto substanca dhe pasi iu kanë rënë në gjurmë, i kanë zbuluar.
Atyre iu është gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e parave, masë e konsiderueshme e materieve të ndaluara, si dhe vetura, rrobe dhe shumë gjëra të shtrenjta. /Telegrafi/