Telegrafi

Tregoi se para një viti hodhi një mace në lumë, rrezikon të dënohet me burg (Video)

Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, arrestuan një adoleshent, pasi u zbulua se ka hedhur një mace në lumë.

Ishte vet Garret Haile, që postoi videon ku shihet duke kryer veprimin e ulët, i cili ka ndodhur para një viti, transmeton Telegrafi.

Miqtë e tij që i shpërndanë pamjet, kanë bërë që hetuesit të ndërmarrin masa dhe ta akuzojnë atë për abuzim mbi kafshë.

Megjithëse pretendon se macja doli në breg, provat tregojnë se ka ngordhur. Po që se shpallet fajtor, rrezikon të dënohet edhe me burgim. /Telegrafi/