Telegrafi

Tregoi se konsumon vetëm produkte vendore, Korporata “Rugove” befason qytetarin me pako me ujë dhe djathë

Pasi ka treguar se në tryezën e tij të ushqimit ka vetëm prodhime vendore, qytetari Leo S. Berisha, është vizituar nga zv.drejtori i Korporatës “Rugove”, i cili i ka dhuruar atij produkte të kësaj kompanie, ujë dhe djathë.

Leo S.Berisha ditë më parë ka treguar tavolinën e ushqimit në banesën e tij, ku ishin të ekspozuara vetëm produktet vendore.

Një ditë pasi Berisha kishte postuar në rrjetin e tij social Facebook, të cilin e kishte publikuar edhe Telegrafi, ai është befasuar nga një vizitë e zëvendësdrejtorit të Korporatës “Rugove”, i cili në shenjë falënderimi për konsumimin e produkteve vendore, i ka dhuruar qytetarit disa pako me ujë dhe djathë, produkte të kësaj kompanie.

Lexo po ashtu Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Postimi i Berishës në Facebook:

“Dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë!

Pas thirrjes së djeshme për t’i përkrahur prodhimet vendore, sot u befasova me dhuratat e çmuara nga zv.Drejtori i Korporata Rugove, i cili vetë personalisht erdhi të më vizitoj!

Gjithashtu u njoftova se në tregun e kësaj korporate, është edhe djathi dhe kosi i freskët nga bjeshkët e Rugovës, të cilat ishin pjesë e dhuratave.

Faleminderit për surprizën e këndshme. Qëllimi im i vetëm ishte dhe do të mbetet gjithë jetën, që t’i përkrahim prodhimet tona vendore.

Më besoni, se duke i ndihmuar prodhuesit vendor, ndihmojmë Republikën e Kosovës, të ardhmen dhe veten tone”, ka shkruar Berisha.  /Telegrafi/