Kompania Skoda nga viti 2019 konsumatorëve do t’ia ofrojë edhe SUV-in e vogël Polar (i cili është i gjatë rreth katër metra), si rival i Nissan Juke, Peugeot 2008 dhe Renault Captur.
Ky është njëri nga modelet me të cilat kjo kompani planifikon që shitjen globale ta rrisë në 1.5 milion vetura në vit, transmeton Koha.net.
Praktikisht, kjo do të thotë se Skoda përveç modelit të ri Yeti dhe SUV-it të madh Kodiak dhe modelit të lartpërmendur Polar, do të sjellë edhe SUV-in e tretë në gamën e saj.
Nuk përmendet nëse Skoda Polar do të ketë motorët VW me tre cilindra, apo sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat (4×4) ose edhe marshin DSG.