Modelet e ndaluara në Dubai për shkelje të ligjeve të mirësjelljes publike janë nga ish-shtetet Sovjetike.
Thënë më saktë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se ato janë nga Rusia, Bjellorusia dhe Moldavia – me 11 të konfirmuar si ukrainase nga ministria e jashtme e vendit.
Ndërsa një burrë rus i cili u arrestua si organizator i xhirimit ‘të pahijshëm’ në një ballkon në Emiratet e Bashkuara Arabe është identifikuar nga media e Moskës si Alexey Kontsov, 33 vjeç.
https://www.youtube.com/watch?v=6N5HfK9sExQ
Kuptohet që ai i tha policisë se ishte në një apartament aty pranë dhe kishte filmuar spektaklin duke treguar gratë e zhveshura.
Ai pretendon se më pas ka bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së videos, një krim i mundshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Si pasojë, ai ka angazhuar avokatë për të kërkuar lirimin e tij nga burgu i Dubait.
Ndërkohë media ruse Life – një grup mediatik i kontrolluar nga partneri i dyshuar i Vladimir Putinit dhe ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva – raportoi rreth 40 modele të përfshira në një projekt që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Dubai.
Siç ishte thënë më herët, pamjet e së shtunës ishin në një ballkon në zonën e pasur të Dubai Marina dhe u pa nga njerëzit nga rrokaqiejt fqinjë. /Telegrafi/