Telegrafi

Tregjet i kujtojnë Obamës nivelin e krizës

Indeksi kryesor Dow Jones ra me më shumë se 40 për qind, që shënin edhe një rekord në një ditë inagurimi të presidentit të ri.

Aksionet e bankave ishin ato që pësuan dëmin më të madh.

Aksionet e Bankës së Amerikës ranë me 28%, ndërsa atë të JP Morgan ranë me 20.7% dhe Citigroup 20%.

Një korrespondent i BBC-së në Nju Jork thotë se rënja në Nju Jork reflekton shqetësimet se disa nga bankat në SHBA ndoshta do të duhet të nacionalizohen.

Ai thotë se ky zhvillim i kujton presidentit të ri shkallën e krizës financiare me të cilët do të merret.

Presidenti Obama do të takohet me këshilltarët kryesorë ekonomikë ditën e mërkurë për të diskutuar planin e tij stimulues ekonomik. /bbc/