Telegrafi

Tregjet fillojnë ditën me më pak luhatje

Në bursën e Tokios vlera e aksioneve shënoi një rritje të vogël, pas humbjeve të mëdha që u regjistruan të mërkurën.

Ndërkohë bursa amerikane e New York-ut edhe ditën e djeshme është mbyllur me humbje.

Dow Jones është pakësuar me 2.14 për qind duke shkuar në kuotën e 9245.28 pikëve.

“Nasdaq” ka rënë me 0.83 për qind dhe u vlerësua me 1740.30 pikë, ndërsa “S&P500” lëshon terren me 1.22 për qind duke u kuotuar me 984.08 pikë.

Në tregun e valutës në New York, euro është shkëmbyer me 1.3661 dollarë.