Telegrafi

Tregjet e gjelbërta në Maqedoni tentojnë modernizimin

Vitet e fundit, tregjet e gjelbërta në Maqedoni kanë shënuar rënie të shitjes, për rreth 20%. Kjo i ka shtyrë tregjet që të punojnë shumë për modernizimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), konkurentë më të mëdhenj të tregjeve janë supermarketet, që kanë treg të vogël të gjelbërt, në kuadër të objektit të tyre.

Përndryshe, rënia e shitjes në tregjet e gjelbërta është problem edhe i vendeve tjera në rajon.

Sipas të dhënave, në Maqedoni ka 15.000 deri 20.000 qiramarrës të tezgave, si edhe mbi 10.000 jetojnë nga tregtia në tregjet e gjelbërta./Telegrafi/