Telegrafi

Tregjet e Evropës janë të hapura për prodhimet e Maqedonisë

Tregjet në Evropë nuk kanë barriera për eksport të prodhimeve të Maqedonisë, por ajo çka ju mungon kompanive të Maqedonisë është se duhet t’i përmbushin standardet të cilat i pranon Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e thonë edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe kompanitë e huaja të cilët e shikojnë potencialin për bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë.

“Shikojmë se një potencial të madh për bashkëpunim me tregun e Maqedonisë, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat, gjegjësisht nga gjysma e parë e këtij viti shkëmbimi tregtar është rritur. Veçanërisht vlera është përqendruar në cilësinë e përpunimit. Pra kërkohet partner që posedojnë certifikatë të pranuar në Bashkimin Evropian, thotë Marlline Burgstaler, zv. udhëheqëse në njësinë tregtare në Ambasadë e Austrisë në Republikën e Serbisë.

Edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksojnë se përmbushja e standardeve evropiane është ajo çka ju mungon kompanive të Maqedonisë.

“Tregu i Austrisë dhe tregu i Evropës nuk kanë barriera për eksport të prodhimeve të Maqedonisë, veçanërisht nga industria e metalit dhe industria elektrike, por ajo çka është shumë mbas, në mundësinë e bashkëpunimit, vërehet mungesa e standardeve të duhura të cilat kompanitë e Maqedonisë duhet t’i përmbushin që të mund seriozisht të konkurrojnë në tregun e Evropës”, tha Daniela Mihajllovska nga Oda e Ekonomisë së Maqedonisë. /Telegrafi/