Telegrafi

Tregjet “afrikane” të Prishtinës (Foto)

Produktet e mishit dhe qumështit vazhdojnë të shiten në tregjet e Prishtinës, të cilat nuk i përmbushin kushtet higjienike-sanitare. Përderisa autoritetet komunale nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash për moslejimin e shitjes së artikujve të ndryshëm ushqimorë në kushte të tilla minimale higjienike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kishte premtuar ta bëjë një zgjidhje për tregjet e kryeqytetit, mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. “Shpendi ka qenë te ne, ku na pati premtuar krijimin e kushteve më të mira. Pati thënë se secila ditë e javës do të jetë ditë pazari në lagje të caktuar. Ne ja ku po shesim, buzë rrugës, nuk po mund t’i vendosim gjërat as në tenda se duhet të paguajmë”, thotë tregtari Nezir Ramadani.

Miranda Mullafazliu – Bejta, zyrtare e lartë për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë për gazetën “Zëri” se deri në fund të verës do të janë në gatshëm nëntë tregje. Ajo tha se për projektin e tregjeve mobile, Komuna ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Zyrën e Bashkimit Evropian, në vlerë prej afro 480 mijë euro, prej të cilave 80 për qind e shumës financohet në formë granti nga Bashkimi Evropian, kurse 20 për qind financohet nga Komuna e Prishtinës.

“Kontrata është nënshkruar në muajin dhjetor 2014, dhe nëse të gjitha fazat e projektit realizohen sipas planit, tregjet do të jenë të gatshme deri në fund të verës 2015. /Telegrafi/