Site icon Telegrafi

Tregimi i vajzës së re ua tërhoqi vëmendjen pjesëmarrësve në ‘Shkollën e Diasporës’ në Kosovë

Asaj i iku autobusi me të cilin kthehej nga shkolla, e si pasojë familja e saj konstatoi se ajo kishte shkelur nderin e familjes dhe pa martesën si zgjidhjen e vetme, në vend të edukimit. Kjo histori nxiti pjesëmarrësit në Shkollën e Diasporës në Kosovë, të cilët mendojnë se duhet të marrin masa.

Kjo ide rezultoi në një projekt që trajton pikërisht këtë çështje.

Albanë Hoti, Agnesa Jashari, Besart Mataj, Adelina Tërshani dhe Naxhije Bujupi, janë ndryshimtar të rinj dhe të pasionuar, që u takuan me njëri-tjetrin si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë – SHDK, e cila u mbajt më 11-15 tetor 2017 në Prizren, dhe përfshiu dy komuna, atë të Prizrenit dhe Malishevës.

Albanë Hoti, një e re e cila u përfshi në program si ambasadore lokale nga Malisheva, u tërhoqi vëmendjen të gjithëve kur tregoi historinë zemërthyer të shoqes së saj më të mirë.

Ishte viti 2009, kur shoqja e saj e shkollës, Jehona*, nuk mundi ta arrinte autobusin e fundit nga qendra e qytetit për në shtëpinë e saj.

Një ditë vajzat u vonuan dhe për dallim nga Albana, Jehona nuk arriti të hipte në autobusin e orës 19:00. Kjo ngathtësi e vogël pati pasoja të mëdha për vajzën e re. Sipas babait të saj, ardhja me vonesë në shtëpi ishte një tregues i imoralitetit dhe vendosi që me forcë, ta martojë atë sa me shpejt të jetë e mundur, me ndonjë djalë, në mënyrë që ta ruaj “fytyrën e familjes”.

Rrëfimin e plotë lidhur me këtë mund ta lexoni këtu:

Exit mobile version