Fatkeqësisht çdo njëri nga ne do të ballafaqohet me njerëz të pasjellshëm, armiqësi dhe me inat! Dhe jo shumë njerëz dinë t’i përgjigjen si duhet këtyre gjërave negative.
Por është e rëndësishme të mbani mend se mënyra si reagojmë ndaj negativitetit është gjithmonë zgjedhje e jona dhe vetëm e jona!
Për t’jua dëshmuar këtë, më poshtë e keni një tregim i cili e shtjellon më së miri mënyrën se si duhet të ballafaqoheni ndaj inatit të tjerëve:
Dikur një luftëtar arrogant kishte shkuar ta vizitonte një samuraj të mençur. “Je një budalla i vjetër. Nuk ke më asnjë forcë dhe mund të të mposhtë me vetëm një goditje” iu ishte drejtuari luftëtari arrogant samurajit.
Por samuraji i vjetër kishte vazhduar me ligjëratat e tij dhe luftëtari kishte mbetur me asgjë!
“Mjeshtër, përse i toleroni ofendimet e tij? Ju është dashur ta sfidonit atë me një ndeshje” i ishte drejtuar një nxënës samurajit të mençur.
Por, me mençurinë e tij, ai i ishte përgjigjur: “Nëse dikush të sjellë një dhuratë dhe nuk e pranon, kujt i përket ajo? Atij që e ka ofruar! E njëjta vlen edhe për ofendimet dhe inatin: nëse refuzoni t’i pranoni, ato do t’i përkasin vetëm atyre që jua kanë ofruar”. /Telegrafi/