Jamie Vardy do të martohet të mërkurën me të fejuarën e tij, Becky Nicholson.
Sulmuesi i Leicester Cityt do të jetë i rrethuar nga miqtë e tij, por jo nga familja, pasi prindërit kanë dy vjet që nuk i flasin për shkak se nuk i pëlqejnë zgjedhjen që ka bërë.
Nëna Lisa dhe njerku Phil, i cili e ka rritur që të vogël futbollistin anglez, kanë thënë për Daily Star se nuk do të jenë të pranishëm në ceremoni, transmeton TCH.
“Nuk kemi më kontakte me djalin tonë. Është shumë e trishtueshme. Gjithçka ndryshoi kur hyri në mes ajo grua“, ka thënë babai i lojtari.
Mësohet se as gjyshërit e Vardyt nuk do të jenë në ceremoninë, fotografitë e së cilës do të jenë ekskluzivitet i revistës Hello.