Vizitorë të shumtë, shqiptarë dhe të huaj, kanë zgjedhur të vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës, duke trefishuar numrin e tyre në krahasim me një vit më parë.
Në periudhën janar-gusht ky muze është vizituar nga 73 mijë e 589 vizitorë, ndërsa një vit më parë numri i vizitorëve ishte 27 mijë e 337.
Fluks vizitorësh ka pasur edhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku gjatë tetë muajve të parë të vitit numri i vizitorëve ka qenë 36 mijë e 478, ndërsa një vit më parë numri i tyre ka qenë 21 mijë e 117 vizitorë. /ata/