Site icon Telegrafi

Trefishohet numri i zarfeve me kuponë fiskalë që dorëzohen në ATK

Rritja e numrit të qytetarëve që po dorëzojnë kuponë fiskalë në zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të përfituar nga rimbursimi, ka bërë që pritjet të jenë më të gjata, shkruan sot Koha Ditore.

Sh. S. nga Prishtina ka pritur me orë të tëra për të dorëzuar zarfet. “Kishte shumë tollovi. Tek në ditën e dytë kam arritur t’i dorëzoj kuponët”, ka treguar ai, duke shtuar se në rend para tij kanë qenë me qindra persona.

“Në ditën e parë kam shkuar pas orës 13:00, para meje kanë qenë në radhë 72 veta. Jam kthyer në punë dhe pas dy orëve kam shkuar me të njëjtin numër të radhës, para meje kanë qenë më shumë se 100 persona”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version