Telegrafi

Trebinje: Arrestohet sepse ka dashur t’i bashkohet ISIS-it

Pjesëtarët e Agjencisë për hetime dhe mbrojtje të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë arrestuar në territorin e Trebinjës, Kenan Krsh nga Sarajeva, i cili ka pas për qëllim që t’i bashkohet ISIS-it.

Nga kjo Agjenci është thënë se me urdhër të Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili është kthyer nga Mali i Zi, në vendkalimin kufitar është ndaluar nga policia kufitare dhe ia kanë dorëzuar pjesëtarët e Agjencisë shtetërore.

Krsh më 26 prill e ka lëshuar Bosnjën me qëllim që në Siri t’i bashkohet ISIS-it.

Ai para një viti është arrestuar për shkak të dyshimit se kishte marrë pjesë në aktivitete që mund të ketë lidhje me terrorizmin.

Sipas mediave, në janar të vitit që shkoi Krsh me dy njerëz ka hyrë në një xhami në Sarajevë, duke mbajtur me vete fanella dhe flamuj të ISIS-it.