Tre zjarre pyjore janë aktive në parkun kombëtar “Mavrovë”. Sipas informacioneve të shërbimeve kujdestare në park, zjarr ka në zonën pranë kullës “Pobeda” dhe në zonën Strezimir.
Zjarri më i madh është në zonën “Axhina Reka” në Bjeshkët e Sharrit. Nga ky zjarr deri tani janë djegur rreth 300 hektarë kullota të larta malore, bredh dhe molika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shuarjen e këtyre zjarreve janë angazhuar gjithë të punësuarit në parkun “Mavrova”, ndërsa era e vështirëson lokalizimin e tij.
Mbrëmë në territorin e parkut janë regjistruar dy zjarre pyjore, në afërsi të fshatit Skudrinje dhe Ribinca. Këto zjarre për një kohë të shkurtë janë vendosur nën kontroll dhe janë lokalizuar./Telegrafi/