Janë duke u zhvilluar ndeshjet kthyese të ‘Play-Off’-it në Ligën e Evropës.
Disa ndeshje kanë përfunduar, ndërsa skuadra zvicerane, Grasshopper ku aktivizohen yjet kosovar si Mërgim Brahimi, Alban Pnishi dhe Florian Kamberi është eliminuar nga Fenerbahce.
Pasi humbën ndeshjen e parë 3:0 në Stamboll, GC ka pësuar edhe në shtëpi 2:0 nga gjiganti turk.
Alban Pnishi dhe Mërgim Brahimi luajtën gjatën 90 minutave, ndërsa sulmuesi i ri Florian Kamberi u aktivizua në minutën e 68-të por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
Ndërkohë është eliminuar edhe Rosenborgi i Elbasan Rashanit që ka pësuar edhe në shtëpi me rezultat të njëjtë si nga ndeshja e parë 2:1 nga Austria e Vjenës.
Rashani si gjithnjë ishte titullar dhe kontribuoi duke nxjerrë penalltinë për ekipin e tij të cilën në gol e shëndrroi Gytkjaer. /Telegrafi/