Chelsea ka marrë fitoren e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka mposhtur Club Amerikën me rezultat 3-0.
Megjithatë tre futbollistë u larguan nga loja shkaku i lëndimeve si Malo Gusto, Benoit Badiashile dhe Christopher Nkunku.
Por trajneri i Chelseat, italiani Enzo Maresca ka thënë se nuk bëhet falë për ndonjë lëndim serioz duke qetësuar të gjithë.
“Fatmirësisht për Malo, Benoit dhe Kristo, të gjithë, ishte vetëm një ngërç”, tha Maresca.
Maresca gjithashtu dha përditësime për Nico Jackson dhe Moises Caicedo, të cilët ende nuk janë në ndeshjet miqësore.
“Për Nicolas dhe Moi, ata janë shumë afër. Ata janë ende duke bërë disa punë jashtë ekipit, por shpresojmë se javën e ardhshme ata mund të fillojnë të stërviten me ne”, deklaroi Maresca.
Chelsea do t’i zhvilloj edhe tre ndeshje miqësore deri në fillim të kampionatit anglez Ligës Premier.
Londinezët do të përballen me 3 gusht me Man City, me 7 gusht ndaj Real Madridit dhe më 11 gusht kundër kampionëve të Italisë, Interit. /Telegrafi/