Site icon Telegrafi

Tre vullkane të vendosura përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit të Alaskës po shpërthejnë në të njëjtën kohë

Tre vullkane në një zinxhir ishullor të largët në Alaska kanë shpërthyer njëkohësisht për më shumë se një javë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy nga vullkanet, të vendosura në shtrirjen 800 kilometra të zinxhirit të ishullit Aleutian, po nxjerrin nivele të ulëta të hirit dhe avullit.

Vullkanet e tjera, përfshirë Pavlof, Great Sitkin dhe Semisopochnoi Vulkan, janë nën një nivel kërcënimi portokalli, gjë që sinjalizon se shpërthimet janë duke u zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=zyUyPnv5q6o

Por për shkak të vendndodhjes së tyre të largët, shpërthimet aktualisht nuk përbëjnë një kërcënim për asnjë komunitet aty pranë.

Ata gjithashtu nuk kanë ndërprerë udhëtimet ajrore, raportoi NBC.

Nuk është e pazakontë që kjo zonë, e njohur edhe si “Unaza e Zjarrit”, të përjetojë shpërthime vullkanike pasi ajo është e vendosur përgjatë buzës së Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumë nga tërmetet dhe shpërthimet vullkanike në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version