Në tre vjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti ka publikuar një video në të cilën pasqyron të gjitha të arriturat e Qeverisë Kurti.
Në llogarinë zyrtare në Facebook, LLV thotë se 14 shkurti është dëshmia e fuqishme e përpjekjeve e vullnetit të popullit për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për veten e tij.
Aty përmenden digasteret të cilat sipas kësaj partie kanë pasur progres gjatë kësaj qeverie.
“Pandemia, lufta në ukrainë, kriza energjetike, inflacioni…, në rrugëtimin tonë të përbashkët u ballafaquam me shumë sfida të cilat i kapërcyem me sukses”, thuhet në video.
Po ashtu përmenden sigurimi i vaksinave anti-covid-19, pakot ekonomike, dhe rritjen e numrit të të punësuarve në sektore të ndryshme.
Video e plotë