Site icon Telegrafi

Tre vjet burg për gruan që përplasi për vdekje 13-vjeçarin nga Shkupi

Pas katër viteve pasi u shkel për vdekje me makinë 13-vjeçari D.A, Gjykata Penale e Shkupit dje ka publikuar aktgjykimin për këtë rast.

Shoferja M.Ll e cila ka drejtuar makinën gjatë aksidentit është dënuar me tre vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

13-vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë me biçikletë duke kaluar në bulevardin e Shkupit, në kohën kur nuk kanë punuar semaforët, ndërsa M.Ll ka qenë me makinën zyrtare të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Vendimi u shpall nga gjykatësja Sofija Laliçiq, e cila tha se ky vendim duhet të jetë si një paralajmërim për më shumë vëmendje për respektimin e ligjeve dhe rregullave të trafikut./Telegrafi/

Exit mobile version