Telegrafi

Tre viktima dhe 42 raste të reja me coronavirus në Tikvesh

Dy persona pozitivë për coronavirus nga Kavadari, të moshës 67 dhe 78 vjeç, dhe një person nga Negotina, i moshës 74 vjeç, vdiq në repartin për Covid të spitalit të Kavadarit.

Sot, 42 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në Tikvesh, 19 në Kavadar, 15 në Negotinë, pesë në Rosoman dhe tre në Demir Kapi. Ata janë të moshës në mes 18 deri 79 vjeç.

Gjatë ditës së djeshme, 40 pacientë janë shtruar në repartin për covid të spitalit në Kavadarit, ndërsa aktualisht ka 20 shtretër të lirë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri dje në Kavadar ka pasur 400 raste aktive, ndërsa në Negotinë 215. Me rastet e sotme, është tejkaluar numri i 650 rasteve aktive, 1.226 persona janë infektuar në rajonin e Tikveshit që nga fillimi i pandemisë./Telegrafi/