Sigurisht, SUV-të dhe kamionët kanë “pushtuar” Amerikën dhe disa rajone të tjera, por evropianët ende i duan veturat e tyre të vogla hatchback.
Në vitin 2024, tre modelet më të shitura në Evropë ishin: Dacia Sandero, Renault Clio dhe Volkswagen Golf, përcjell Telegrafi.
Është e lehtë të kuptohet pse Sandero ishte e para.
Ashtu si me të gjitha modelet e Dacia, kjo është një veturë me një çmim të ulët.
E për të mbajtur çmimin të ulët, Sandero anashkalon elektrifikimin.
Megjithatë, CEO i markës, Denis Le Vot tha se kjo do të ndryshojë në vitin 2027 kur vetura e gjeneratës së ardhshme do të fitojë një variant EV. /Telegrafi/