Manchester Unitedi është afër marrjes së vendimit përfundimtar për të ardhmen e Mason Greenwood pas përfundimit të hetimit të tyre mbi akuzat e tij.
Sipas The Athletic, drejtori Richard Arnold i kishte thënë stafit rreth klubit se ai po planifikonte të kthente Greenwood në ekipin e parë në fillim të gushtit.
Ai është i kënaqur me perspektivën e kthimit të Greenwood pas rezultateve të hetimit, në disa kushte.
Arnold thuhet se donte një video të regjistruar që detajonte arsyet e vendimit të tyre për ta rikthyer atë.
Për më tepër, në planet e tij, drejtori nuk donte që Greenëood të bënte ndonjë paraqitje me Fondacionin Manchester United.
Përveç kësaj, drejtori i futbollit të United, John Murtough dhe menaxheri Erik ten Hag janë gjithashtu mbështetës dhe inkurajues për kthimin e tij.
Trajneri holandez është i hapur për ta rikthyer atë në skuadrën e parë dhe për t’i dhënë atij një jetë të re në Old Trafford.
Djajtë e Kuq ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për situatën e Greenwood, por duhet ta bëjnë të qartë verdiktin e tyre së shpejti. /Telegrafi/