Tre vajza kanë rrahur brutalisht një adoleshente në një plazh në Karolinën e Jugut, me ç’rast janë arrestuar nga policia.
Ato i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore duke e lënë pa ndjenja të shtrirë pranë lumit Saluda, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve lokale, tre vajzat, Megan, En dhe Arlinda, janë përgjegjëse për rrahjen e vajzës nga një shkollë e mesme.
“Askush nuk më ka mbrojtur, thjesht të gjithë vetëm shikonin. Është për të ardhur keq”, ka deklaruar vajza e rrahur.
Këtë ngjarje të tmerrshme e kanë filmuar kalimtarët e rastit, kurse vajza e rrahur e ka dorëzuar videon në polici, ku më pas janë arrestuar tri sulmueset. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cVhfggEYiA4