Tre ushtarë rusë kanë vdekur në një aksident në një aeroport ushtarak pranë Moskës, raportoi media shtetërore të martën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi vdekjen e tre ushtarëve si rezultat i incidentit të aeroplanit Tupolev Tu-22M3 në bazën ajrore Shaykovka në rajonin e Kaluga, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ulësja fluturuese ‘shpërtheu’. Tre njerëz u vranë, përfshirë kapitenin që ishte ulur në vendin e instruktorit”, kanë cituar mediat një burim rajonal të sigurisë.
Shërbimi lokal i urgjencës tha se nuk kishte viktima civile ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit.
Në vitin 2019, tre anëtarë të ekuipazhit u vranë kur një tjetër Tu-22M3 u rrëzua në rajonin Murmansk të Rusisë veriperëndimore.
Tupolev Tu-22M3 u zhvillua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, me dhjetëra të tillë që akoma janë në veprim në Rusinë e sotme. /Telegrafi/