Telegrafi

Tre ushtarë amerikanë të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në Alaskë

Tre ushtarë kanë gjetur vdekjen dhe një është lënduar pasi dy helikopterë të ushtrisë u përplasen gjatë stërvitjes mbi Alaskë të enjten, thanë zyrtarët.

Baza Elmendorf-Richardson tha se dy helikopterë AH-64 Apache që ktheheshin nga një mision stërvitor u përplasën dhe u rrëzuan pranë Healy, përcjell Telegrafi.

Dy nga ushtarët u deklaruan të vdekur në vendngjarje dhe një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Ushtari i katërt po trajtohet në spital për lëndime.

Helikopterët ishin nga Regjimenti i 25-të i Aviacionit i Batalionit të Parë të Zbulimit të Sulmit në Fort Wainwright në Fairbanks, thanë zyrtarët.

“Kjo është një humbje e për familjet e këtyre ushtarëve, shokët e tyre ushtarë dhe për divizionin”, citohet të ketë thënë në një deklaratë gjeneralmajor Brian Eifler, gjeneral komandant i Divizionit të 11-të Ajror.

“Lutjet tona shkojnë për familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre dhe ne po vëmë në dispozicion burimet e plota të ushtrisë për t’i mbështetur ata”. /Telegrafi/