Telegrafi

Tre turistë gjermanë bien në humnerë, dërgohen me helikopterë në spitalin e Traumës në Tiranë

Tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.

Të tre shtetasit e huaj të mërkurën janë nxjerrë me helikopterë nga humnera dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. /EuroNews/Telegrafi/