Eberechi Eze është një nga lojtarët që ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier me fanellën e Crystal Palace.
Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me fanellën e Crystal Palace dhe duket se në verë do ta bëj hapin e madh në karrierën e tij.
Footbal Insider ka raportuar se në garë për Ezen janë futur tre top klube angleze si Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Manchester United dhe largimi i tij nga ‘Shqiponjat’ duket shumë i mundur.
Crystal Palace është e gatshme ta shes yllin e mesfushës, por vetëm me çmimin që ata duan dhe nuk dëshirojnë të bëjnë ulje.
Gjithnjë sipas ‘Football Insider’, Palace i ka njoftuar skuadrat e interesuara se çmimi i Ezes është hiq më pak se 70 milionë euro.
City e do mesfushorin vetëm nëse nuk arrihet Lucas Paqueta, derisa Spurs dhe United e kanë objektiv kryesor transferimin e tij.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me fanellën e Crystal Palace derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/