Pa dyshim futbollisti më i famshëm në Afrikës është Mohamed Salah, i cili në ndeshjen mes Egjiptit me Angolës tri herë u ndërpre në aksion në tifozët që u futën në fushë.
Ylli i Liverpoolit luajti sërish një rol vendimtar në barazimin 2-2, ku dha një asistim dhe skuadra e tij u rikthye nga 2-0.
Ndeshja hasi në tri ndërprerje, pasi tifozët pushtuan fushën.
Angolan fan runs to hug Egypt’s Mohamed Salah at the #WCQ in Luanda, Angola. pic.twitter.com/oSHGELvcPZ
— ❂ Yübbîę Umoh ❂ (@Yubbie007) November 12, 2021
Një tifoz i çmendur për Salah vrapoi nëpër fushë pikërisht në kohën kur Egjipti po niste një sulm për të kërkuar golin e fitores. Sulmuesi u detyrua t’i jepte një përqafim përpara se policia të mbërrinte.
29-vjeçari është një nga emrat e mëdhenj të këtij brezi në Evropë, e lëre më Afrikë – ku fuqia e tij është e madhe.
Salah ka 45.6 milionë ndjekës në Instagram, duke hyrë në top 10 futbollistët më të njohur këtë vit. /Telegrafi/