Tërmeti i tretë i fuqishëm ka goditur gjatë këtij muaji Filipinet, duke lënë të vdekur pesë persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, dhe shkatërruar ndërtesat që tashmë ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmetet e mëparshme.
Shumica e qyteteve të mëdha të vendit kanë mbyllur shkollat përkohësisht, nga frika se mund të ketë ndonjë tërmet tjetër që do të ishte fatal për nxënësit nëse i zë nëpër klasa, transmeton Telegrafi.
Shumë video dhe fotografi të publikuara më poshtë shfaqin ndërtesat e shkatërruara nga dridhjet e fuqishme, derisa në disa tjera banorët duke qëndruar të varur jashtë dritareve të apartamenteve.
Mediat lokale raportojnë së një burrë është shtypur për vdekje kur një pemë gjigante i ra mbi kokë, kurse një grua mbeti e vdekur në vend kur u godit nga një shtyllë elektrike.
Shembja e ndërtesa ndodhi në ditën kur ekipet e inxhinierëve pritej të dilnin në terren për të vlerësuar rrezikshmërinë e tyre, dhe në ato momente filluan dridhjet e tërmetit të tretë. /Telegrafi/